24 Shtator, 2020 - 11:00 pm
Vrasësi i yllit John Lennon, Mark Chapman i ka kërkuar falje gruas së tij 40 vite pas krimit.
Atij i është refuzuar për të parën herë lirimin me kusht dhe për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.
“E vrava për të fituar famë, ishte një veprim egoist dhe i neveritshëm. Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer dhe për dhimbjen që kam shkaktuar. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, tha Chapman.
Ai e vrau yllin e “The Beatles” kur ishte 25 vjeç, ndërsa sot është 65 vjeç. Kujtojmë që më 8 dhjetor 1980, Chapman qëlloi me 4 plumba Lennon jashtë apartamentit të tij në New York./tch/ KultPlus.com