Pelikani kaçurrel, specia e rrallë, një pasuri e liqenit të Prespës

29 Shtator, 2020 - 4:29 pm

Pusteci është një prej potencialeve turistike ende të pazbuluara plotësisht në Shqipëri.

Pelikani kaçurrel, specia e rrallë e klasifikuar botërisht në rrezik zhdukje gjendet në këtë zonë. Në ujërat e liqenit të Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut shpendi i rrallë strehohet prej vitesh ndërsa mund të shihet me sy të lirë.

Janë mbi 1200 individë të këtij shpendi në gjithë liqenin ndërsa deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të Prespes brenda së njëjtës ditë janë evidentuar nga specialistët e së fundmi një shteg turistik buzë liqenit në Pustec ka marrë emrin e këtij shpendi.

Pusteci llogarit mijëra vizitorë çdo vit ndërsa krahas bukurive të tjera gjatë periudhës së ngrohtë të vitit mund të vëzhgohet edhe Pelikani kaçurrel/VizionPlus/ KultPlus.com

Të ngjajshme