5 Tetor, 2020 - 9:40 am
Vargje të zgjedhura nga Nizar Kabbani
Përktheu: Alejna Limani
Përshtati duke i rimuar: Lumi Hajra
Ti pyet për datëlindjen time në vijimësi
ndaj atë që s’e di e hedh në shkrime
Dita kur ti do ta deklarosh atë dashuri
është dita e lindjes sime
Mos u shqetëso, e ëmbla ime
Në poezitë dhe në fjalët e mia veç ti je
Ndër vite po rritesh me ritme
por në faqet e mia do të jesh përherë e re
Të lutem, respektoje qetësinë time
inercia është arma ime
Kur jam i heshtur, në fjalët e mia a ndjenë gjë
E ndjenë bukurinë e asaj që e them kur nuk them asgjë
Unë nuk i tregova atyre për ty
Por ata të panë në sytë e mi
Unë nuk i tregova atyre për ty
Por ata të panë në fjalët e mia të shkruara zi
Parfumi i dashurisë nuk mund të fshihet. / KultPlus.com