Kur Kasem Hallulli i këndonte dashurisë me vargjet e ‘Sillu, sillu botë e vjetër’ (VIDEO)

8 Tetor, 2020 - 7:27 pm

Kasem Hallulli është këngëtar lirik nga Tirana, serenatist dhe artist muzikor i këngës qytetare e popullore; ndryshe i vlerësuar nga mediat si Ashik i folkut dashuror të Shqipërisë së Mesme.

Ishte pinjoll i familjes autoktone tiranase Hallulli, nip i kryebashkiakut pas vitit të Pavarsisë 1913-14 si dhe filantropit tiranas Zyber Hallulli, Kasemi njihej për traditat e kulturën qytetare si dhe interesat ndaj dijes dhe arsimit evropian. Kjo solli me mbarimin e diktaturës, arratisjen me të birin Eduart Hallulli nga kufiri i Shqipërisë në Austri për ta formuar në konservatorin austriak si violinist profesionist.

U bë i famshëm në vitet ’80 edhe për interpretetimin me shumë kualitet të hitit dhe Himnit të skuadrës së futbollit të Tiranës ose O Tiron Tirona shkruar dhe kompozuar nga Mustafa Budini, në vitin 1965.

Para viteve ’90 Kasem Hallulli e nisi artin e tij së bashku me mjeshtrin e instrumenteve Ramazan Gurra dhe instrumentistë të njohur asokohe nëpër dasma,koncerte dhe mbrëmje artistike. Pastaj e vijoi spektaklin qytetar dhe festën në lokalin e natës pranë Bashkisë së Tiranës, ku krijoi një skenë ku performonte me orkestrën e miqve të tij deri në mëngjes serenata dhe këngë të rajonit.


Në fillim vitet e demokracisë, Kasem Hallulli u promovua zyrtarisht si vlerë kombtare në Radio Tirana nga gazetarja Valdete Antoni e cila pas emisjonit live si profil dedikuar për artistin, regjistroi premierë në Fonotekën e Radios tre nga këngët më përfaqësuese të repertorit të këngtarit tiranas.Pastaj me zgjimin e interesit mediatik në TVSH u regjistruan dhe disa këngë e koncerte të tij.

Bashkpunoi me artistet e njohura të traditës si Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi dhe muzikën e lehtë Ema Qazimi.

Karriera e tij muzikore rezonoi tek publiku dhe u vlersua nga kolegët, media dhe studjuesit e muzikës. Mënyra unike e interpretimit të folkut duke i vajtuar e ledhatuar fjalët e këngëve ose nkuar si shprehet në dialektin tiranas, ngjyra dhe kthjelltësia e zërit si dhe pasioni drithërues i shprehur me tingujt e kitarës akustike ishte një nga veçoritë si interpret. Këto këngë burimore të harruara drejt fshirjes, Kasemi i rijetëzoi pasi i gjurmoi, mblodhi në popull si një etnomuzikolog nëpër fshatrat e rajonit të Tiranës, Durrësit apo Elbasanit nëpër familjet e njohura të këngëtarëve të moshuar popullor.

Në vitin 2000, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti.

Në vijim, KultPlus ju sjell këngën e njohur e shumë të dashur për publikun ‘Sillu, sillu botë e vjetër’. Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Sillu sillu bot’ e vjetër
e ka beku perënia
ka nji zot e s’bohet tjetër
e beson gjith’ njerëzia

Kam mot’ mot’ e disa muj-e
qi kena pasë miqësi të ranë-e
do ti kallxoj gjithësekuje
vet’ ke hike
e un s’t’kom lane

Miku jot’ zinë ta run-e
askërkun’ mos të boj keq-e
m’shif me sy, s’e s’jam i huje
jarabi ty t’morrsha t’keqen e

T’morrsha t’keqen dhe gjynofet
për mas teje un s’du të vdes-e
copa, copa un’ do të bohem
kurrë prej teje un dor’ nuk heq-e

Tridhet’ dit; e ramazanit
as kom hongër, as kom pi-e
kur t’vinë dita e Beromit
ne të dyve na bon rezile. / KultPlus.com

Të ngjajshme