17 Tetor, 2020 - 7:58 pm
Edhe këtë vit do të rikthehen “Giornate Fai d’Autunno” (Ditët e Vjeshtës nga FAI), në mbështetjen e Fondo Ambiente Italiano, një organizatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 1975. Ky projekt i organizuar çdo vit në tetor ka si qëllim rizbulimin e vendeve, ndërtesave, komplekse etj., të harruara të Italisë. Ky projekt do të jetë i shtrirë edhe në Kalabri, pikërisht në zonën ku mbizotëron kulutura arbëereshe.
Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit ky event për herë të parë do të organizohet përgjatë dy fundjavave, këtë fundjavë 17 dhe 18 tetor, si dhe me 24 dhe 25 tetor.
Do të jetë një edicion special, dedikuar Giulia Maria Crespi, themeluese dhe presidente nderi e FAI (Fondo Ambiente Italiano), e cila ndërroi jetë korrikun që lam pas. Gjithçka do të organizohet nën kujdesin total të masave anti-covid. Qëllimi është të zbulohen vende të panjohura dhe pak të vlerësuara në të gjitha rajonet.
Shtëpitë historike madhështore, kështjellat, kopshtet, godinat institucionale, kishat, komplekset e manastireve dhe shumë “xhevahire” të tjera si fshatrat, koleksionet private, parqet, vendet e prodhimit dhe tregtisë, vende të pazbuluara më parë. Shumë persona do të zbulojnë histori dhe vende të panjohur më parë, gjë që do të nxisë kuriozitetin e tyre dhe do të shtojë numrin e vizitorëve.
Në Kalabri, do të vizitohet Kisha e Sant’Adriano në San Demetrio Corones, e vendosur në qendrën më të rëndësishme kulturore të komunitetit shqiptaro- italian, ku identiteti etnik arbëresh është ende i gjallë dhe mbizotërues. Në Cessaniti, do të hapet siti Palentologjik, një gurore e madhe me rërë të bardhë e pasur me fosile me një panoramë të mrekullueshme në sfond. Vizita në këtë sit paleontologjik, unike në kontekstin e burimeve gjeologjike kalabreze, do të shoqërojë publikun në detin antik, në kërkim të kafshëve që e populluan, të fshehur dhe ende të bllokuar në rërën që i ka mbajtur ato për vite me rradhë. Gjithashtu në Cessaniti, ju mund të vizitohet Kolegji Jezuit, Pallati Cefalà dhe Kisha e San Basilio Magno.
Gjithashtu do të vizitohet Portigliola ndërtesën e San Francesco, e cila nuk është hapur kurrë më parë për publikun. Një ndërtesë e fortifikuar, e ndarë në dy kate. Gjithashtu fshati antik i Tiriolo, i vendosur në pikën më të ngushtë të gadishullit Kalabrik dhe është i vetmi vend në itali kur pamja përqafon dy detet Jon dhe Tirren. Si dhe parkun arkeologjik “Castiglione di Paludi”, i vendosur rreth 8 km nga deti Jon, i cili “strehon” arkitekturën helenistike në Italinë Jugore./diapsorashqiptare/ KultPlus.com