25 Tetor, 2020 - 2:28 pm
Komunizmi është i njohur për ndërhyrjen apo cenzurën e theksuar që i bën artit, shkruan KultPlus.
Edhe në periudhën komuniste në Shqipëri, artistët kohë pas kohë i kushtonin këngë Enver Hoxhës.
Në vijim, KultPlus ju sjell një këngë nga ‘Grupi i Bënçës’, e cila ishte kënduar në vitin 1983, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Në video shihet Enver Hoxha tejet i emocionuar nga vargjet e dedikuara atij.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës, tekst ky i shkruar nga Maliq Lila
Dëgjo Argjiro shqiponja
këngën që të sjell gjitonia.
Ç`të ka lezet lëmi i këngës
për birin e shtrenjtë të zemrës.
Moj nëna Gjirokastrite
gjiri yt me qumësht drite,
dhe mbi gjith djepet që rite
ç`ti jepje Shqipes e dite,
lum si ne….
Mbas çdo bore në furtunë
balli i malit thatë më shumë,
në çdo thinjë të mënçurisë
beharët e Shqipërisë.
Mes çdo dallge e rrebeshi
sa udhëheqës aq ushtar,
Historia siç të deshi
komandat dhe komisar.
o Maje malit me borë
që s`qas hije në sinore.
Emri yt gëzim lirie
lule në çdo buzë fëmije.
Shqipërisë fjala jote,
kushtrim dhe flamur epoke.
ju bë dritë si ëndërronte
rrofsh sa mosha e kësaj toke.
Shkon urimi goja gojës
shëndet trimit Enver Hoxhës,
se të vertetës së kohës
i dhe krahët e Shqiponjës.
Shqipëria nënë e gjirit
të uron bir jetë të gjatë,
dhe kur thotë dita njëmijë
nënës prap i duket pak.
Moj nëna Gjirokastrite
gjiri yt me qumësht drite,
dhe mbi gjith djepet që rite
ç`ti jepje Shqipes e dite,
rrofsh Enver…
Nga Saranda në Tropojë
shkon urimi goj më gojë,
kush ndrit udhën siç do nëna
sa vet kombit i rreh zemra…. / KultPlus.com