5 Nëntor, 2020 - 7:31 pm
Kosova çdo ditë e më shumë po i tregon botës për potencialin artsitik që ka, duke bërë që shumica e të rinjve tanë të deportojnë edhe në skenat ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
E fundit ishte Melisa Ibrahimi, ajo e cila u shpërblye me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë.
Kjo garë për shkak të pandemisë është mbajtur virtualisht përmes video-inçizimeve.
Vlen të ceket se kjo garë mbledh konkurrentë nga e gjithë bota. Si fituese e këtij çmimi, Melisa është përzgjedhur të interpretoj në koncertin ‘Beethoven House in Bonn’ në vitin 2021.
Melisa për KultPlus është shprehur tejet e lumtur që ka arritur të jetë fituese e një çmimi kaq prestigjioz.
‘Gjithmonë është kënaqësi që të jem pjesë e garave të tilla, të cilat veçsa më nxisin për të punuar më shumë drejt një të ardhmeje të suksesshme’, ka potencuar ajo për KultPlus.
Melisa Ibrahimi është studente në Universitetin e Prishtinës tek profesoresha Alberta Troni
Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës “Grand Prize Virtuoso” është i hapur për të gjitha kombësitë dhe moshat në tela, piano, frymë, vokale dhe muzikë dhome, secila disiplinë është e ndarë në kategori të ndryshme të moshës: Muzikant i Ri (8 vjeç dhe më i ri), Junior (9 deri në 12 vjeç), i ndërmjetëm (13 deri në 15 vjeç), i avancuar (16 deri në 18 vjeç) dhe i moshuar (pa kufizim moshe). Muzika e dhomës ndahet në tre kategori moshash: Grupi A (nën 12 vjeç), Grupi B (13 – 18 vjeç) dhe Grupi C (19 vjeç e lart). / KultPlus.com