Poezia e shkruar nga burgu e shkrimtarit Kasëm Trebeshina

6 Nëntor, 2020 - 10:58 pm

Melankoni

Në dritare të dy rrimë
dhe nga hëna po shikojmë
s’jemi parë dhe të mërguar
njëri-tjetrin po kërkojmë.

Jemi fare pran’ në jetë
dor’ për dore gati zënë:
Diku rrugët na takojnë,
po kalojnë nëpër Hënë!

Burg 1954
Kjo është një poezi e hershme e Trebeshinës, që dëshmon për melankolinë dhe mendimin filozofik, karakteristika thuaj të krejt krijimtarisë së autorit të cilit i pëlqen kurdoherë t’i shikojë e t’i pikturojë dukuritë e jetës e të shoqërisë në tërë ashpërsinë dhe konkretësinë e tyre. Tek kjo poezi, shkruar në burg, hasim absurditetin e jetës (jemi fare pranë e prapë larg njëri-tjetrit etj)./ KultPlus.com

Të ngjajshme