16 Nëntor, 2020 - 5:33 pm
Label – i ( shtëpia muzikore ) ‘’ Lahuta Music’’, i cili menaxhohet nga ONIMA nënshkruan kontratë me Luan Durmishin si trajnues vokali ( Vocal Coach ).
Kjo shtëpi muzikore bëhet a para shtëpi në të gjitha trojet shqiptare dhe me gjerë, me trajnues ( profesionist ) të vokalit, i cili do t’i trajnojë të gjithë këngëtarët me të cilët kjo shtëpi do të lidhë kontrata me ta.
Nga tash e tutje ‘’ Lahuta Music ‘’, e cila drejtohet nga Erkand Shabani do të nxjerrë artistë të rijnë dhe që janë në skenë në mënyrën me profesionale si këngëtar profesionist, të cilët do ta kenë target industrinë e muzikës moderne, pop etj… , duke ju ofruar kushtet më moderne në rajon si dhe me një ekip profesional e të përkushtuar për zhvillimin e artistëve.
Këngëtarët e kësaj shtëpie muzikore ekskluzivisht do të kenë mundësi të marrin instruksionet, teknikat vokale dhe ato interpretative më bashkëkohoret , të cilat aplikohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat Luan Durmishi ka specializuar dhe është certifikuar për teknikat vokale dhe ato interpretative‘’ Zëri për trupin, trupi për zërin’,’ në klasën e një prej pedagogeve më të mira në SHBA , Dorothy Stone./ KultPlus.com