24 Nëntor, 2020 - 8:35 pm
Libraria e Universitetit të Cambridget ka njoftuar se dy fletore shënimesh të Charles Darwinit, me vlerë miliona funte, mungojnë tash e 20 vjet.
Një nga to përmban skicën e famshëm “Pema e Jetës” të shkencëtarit të shekullit të 19-të.
Pas një “kontrolli të detajuar”, përgjegjësit kanë ardhur në përfundim se ato me gjasë janë vjedhur.
Kanë lansuar një apel te publiku për të ndihmuar që të gjenden ato.
“Është zemërthyese. Nuk do të lëmë asnjë gurë pa e lëvizur”, ka thënë Jessica Gardner, bibliotekarja e Universitetit të Cambridget.
Ato fletore së fundi janë parë në nëntor të vitit 2000, pas një “kërkese të brendshme” për t’u larguar nga vendi i veçantë që të fotografohen. U dërguan në një studio të përkohshme, ndërsa në atë kohë po bëheshin ndërtime në librarinë.
Vetëm në një kontroll rutinor, dy muaj më vonë, ishte zbuluar se ato mungojnë.
“E dimë se ishin fotografuar në nëntor. Por nuk e dimë se çfarë ka ndodhur nga ajo kohë deri në janar të vitit 2001, kur është parë se nuk janë në vendin e paraparë”, ka thënë Gardner, raporton BBC. “Dhe nuk ka asgjë që na thotë më tepër për këtë”.
Fillimisht ishte menduar se janë vendosur në ndonjë vend të gabuar.
“Paraardhësit e mi kanë menduar vërtetë se janë vendosur diku gabimisht dhe do të gjenden”, ka thënë Gardner, që është bërë drejtuese e librarisë që nga viti 2017.
Pas një kontrolli gjatë viteve është parë se mungojnë.
Ndoshta nuk është befasi se është dashur aq shumë kohë për të kontrolluar, duke marrë parasysh se ka më tepër se ka më tepër se 10 milionë harta dhe dorëshkrime e objekte të tjera.
Në fillim të vitit, Gardner kërkoi një hetim të ri. Ajo nuk ka dashur të pajtohet me faktin se ato thjeshtë do të gjenden në librari një ditë.
Ajo beson se fletoret janë vjedhur.
“Fletoret me shënime me gjasë janë vjedhur”, ka deklaruar ajo./ KultPlus.com