Renovohet objekti 200 vjeçar i trashëgimisë kulturore në Prizren

11 Dhjetor, 2020 - 5:32 pm

Është renovuar shtëpia 200 vjeçare e familjes “Kajmakqiu” në qytetin antik të Prizrenit, shkruan KultPlus.

Ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore është renovuar në kuadër të projektit “Fasadimi, Konservimi dhe Revitalizimi i Shtëpive me Vlerë Kulturore-Historike”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizollin ishin sot përgjatë ceremonisë së përurimit të këtij objekti.

Haskuka ka shkruar në facebook se është arritur ngritja e buxhetit për fushën e trashëgimisë kulturore.

“Gjithashtu, duke e ngritur buxhetin nga 30.000 në 100.000 euro, si Komunë e Prizrenit i kemi trefishuar fondet e vitit të ardhshëm për renovimin e objekteve të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Mytaher Haskuka.

Kryetari i Prizrenit tutje ka thënë se i ka propozuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit krijimin e një fondi të përbashkët për të gjitha objektet historike të këtij qyteti. / KultPlus.com

Të ngjajshme