19 Dhjetor, 2020 - 10:29 am
Në më pak se dy javë, tetë motra katolike vdiqën nga Covid-19 në një shtëpi pensioni në Wisconsin këtë muaj, shkruan The New York Times, përcjell KultPlus.
Ato ishin arsimtare, mësese të muzikës dhe linguiste, të cilat shërbenin pa ndalur për pjesën e shoqërisë që vuante nga varfëria.
Shtëpia ku ato qëndronin ishte shndërruar në një residence për gratë e moshuara, teksa e para nga tetë motrat vdiq më 9 dhjetor. Të tjerat pasuan të marten, të premtën e kështu me radhë tha zëdhënsja e kësaj shtëpie, Trudy Hamilton.
Mosha e tyre varionte nga 91 deri në 88 vjeç.
“Ishte mjaft tronditëse për një kohë të shkurtër. Biografitë e tyre të plota nuk ishin në dispozicion menjëherë, ndërsa administratorët po përpiqeshin të merreshin me humbjen e zymtë të kaq shumë njerëzve që vdisnin në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, tha Hamilton.
Tutje ajo theksoi se ekspertët thonë se të moshuarit janë më të prekshëm nga virusi.
“Motrat jetuan bashkërisht, ashtu si banorët që jetonin në shtëpi pleqsh, të cilat janë goditur veçanërisht nga pandemia”, shtoi Hamilton. /The New York Times/ KultPlus.com