Anna Oxa akuzohet se është mbesa e diktatorit: E vërteta fillon me shtetin e Shqipërisë

19 Dhjetor, 2020 - 1:31 pm

Këngëtarja shqiptare me famë të gjerë në skenën muzikore, Anna Oxa ka reaguar pas shpifjeve se ajo është mbesa e diktatorit, shkruan KultPlus.

Anna, mbiemri i vërtetë i së cilës është Hoxha, nëpërmjet një postimi ku ka shpërndarë fotografinë e saj dhe të Kryeministrit Edi Rama bashkë me Ardit Gjebrean, ka shkruar në mbishkrim për shpifjen që iu është bërë nga disa medie italiane.

Artistja ka thënë se e vërteta e Anna-s fillon me shtetin shqiptar dhe vazhdon më tutje.

KultPlus ua sjell të plotë reagimine  Anna Oxa:

 “Shpifje, keqinformim I një pjese të shtypit Italian, e cila nuk e respekton të drejtën e qytetarit për informim.

“Iliriana, mbesa e diktatorit…” (?))

“Proces për veten time”… (?))

Presidenti i urdhërit të gazetarit nuk fshin emra e atyre që shpifin dhe emrat e kriminelëve nga lista…duke abuzuar me fuqinë e zbulimit.

Presidenti i urdhrit të gazetarit në Itali nuk fshin emrat nga lista, e atyre që shpifin dhe kriminelët … duke abuzuar me fuqinë e zbulimit.

Shpifja nuk është liri e shprehjes, e drejta e lajmit ka të bëjë me fakte objektive.

Anna Oxa me Kryeministrin e Shqipërisë.

 E vërteta e Anna Oxa fillon me Shtetin e Shqipërisë dhe do të vazhdojë në vende të tjera” / KultPlus.com

Të ngjajshme