27 Dhjetor, 2020 - 3:58 pm
Petro Marko, njëri nga shkrimtarët që pati ndikim të madh në letërsinë shqipe, ishte publicist, arsimtar e gazetar, shkruan KultPlus.
Ai ka lindur në Dhërmi më 25 nëntor 1913. Me të kryer filloren në fshatin e lindjes më 1924, shkoi nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorë të cilën e mbaroi më 1932.
Sonte, KultPlus në 29 vjetorin e vdekjes së Petro Markos, ju sjell një nga thëniet e njohura të këtij autori që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe.
“Gruaja shqiptare sa eshte e re ka frikë nga babai; kur martohet ka frikë nga burri; e kur plaket ka frikë nga djali” / KultPlus.com