28 Dhjetor, 2020 - 5:57 pm
Në këtë atmosferë festive instrumentistët e formacionit të tunxhit “Albania Brass” performuan në ballkonin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit.
Muzikën e këngëve të vjetra qytetare, si “Kur më vjen burri nga stani”, “Të lutem falmi sytë e shkruar”, “Kur hana del” por edhe pjesëve të tjera i sollën për publikun rastësor në këtë minikoncert artistët; Ilir Kodhima, Xhino Daja, Reinald Poci, Dorian LLanga, Ilir Vorbsi dhe Nikolas Bonçi.
“Një grup i mrekullueshëm, në një moment të vështirë. Pasi nga një anë pandemia, nga ana tjetër rrëmuja e kalamajve të partive politike. Na kënaqi, na hoqi stresin”.
“Një dhuratë shumë e bukur në këto momente për Tiranën. Edukimi i publikut me këtë muzikë është shumë thelbësor”.
“Shumë e veçantë, që po dëgjoj këtë muzikë të bukur në këto momente të vështira. Tirana ka nevojë më shumë për njerëz që mbështesin koncerte të tilla. Dëshira e artistëve dhe artistët nuk mungojnë. Mungojnë pjesëmarrësit”.
“Për ata artistë të vjen keq, se nuk meritojnë që të japin koncert në atë lloj mënyre”.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit programin e këtij viti do ta mbyll këto ditë me mbrëmjen gala festive për Vitin e Ri 2021./shqiptarja/KultPlus.com