7 Dhjetor, 2017 - 1:54 pm
Sonte në Rockuzinë, do të performojë këngëtari i njohur i rock skenës kosovare, Florent Abrashi, shkruan KultPlus.
Abrashi, një emër jo pak i njohur në lokalet e natës kudo në Kosovë, tash e disa vite bën muzikë live dhe karakterizohet me zërin e tij prej një rokeri me një të ardhme të ndritur. Ai ka qenë pjesëmarrës dhe fitues në The Voice of Albania 2014.
Së fundmi, Abrashi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kush niset me bo sevda”. Kënga është një ripërpunim i këngës së vjetër qytetare.
Florenti dhe bendi i tij Funky Guru kanë një repertoar të gjerë të këngëve rock, dhe janë mjaft aktiv me projekte të reja në muzikë, përpos angazhimeve të shpeshta me performanca live.
Florent Abrashi dhe grupi i tij Funky Guru do të performojnë sonte live në Rockuzinë duke filluar nga ora 21:00./ KultPlus.com