Videoklipi i Rita Orës vjen me një dedikim të veçantë për Pavarësinë e Kosovës

8 Shkurt, 2021 - 9:19 pm

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, pak më parë publikoi një pjesë të shkurtër të klipit të saj të ri të quajtur, “Bang”, ku shihej e veshur me veshje kombëtare. Këto veshje janë bërë me porosi për festimin e ditës së pavarësisë së Kosovës, duke treguar kështu që Rita nuk e harron anjëherë vendin e saj, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga motra e Rita Orës, Elena e cila në Instgram ka postuar një pjesë të videoklipit të këngës së motrës së saj dhe ka falënderuar stilistin shqiptar, Vladrin Sahiti për dizajnimin e veshjeve në nderë të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo ishte shumë argëtuese !!! Faleminderit të gjithëve për këtë !! Sidomos gjeniu @valdrinsahitiofficial për këtë dizajn me porosi në festimin e Ditës së Pavarësisë për Kosovën … Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment !!! Shijojeni të gjithë”, ka shkruar ajo.

Vetë Vladrin Sahiti pak ma parë kishte shkruar e ka krijuar këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

Kënga e re e Orës do të publikohet më 12 shkurt dhe është bashkëpunim me David Guetta, Gunna dhe Khea./ KultPlus.com

Të ngjajshme