10 Shkurt, 2021 - 7:58 pm
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila ditë më parë publikoi një video ku ishte e veshur me veshje kombëtare shqiptare, sot ka publikuar dhe një video tjetër ku shihet edhe shqiponja dykrenare në klipin e këngës së saj të re, shkruan KultPlus.
Në videon disa sekondëshe të publikuar nga Ora në Instagram shihen këpucët e kuqe që kanë të stampuar shqiponjë dykrenare në të.
Rita Ora tash e një kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kurse kënga ‘Bang’ do vie për publikun me 12 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com