13 Dhjetor, 2017 - 5:11 pm
Poezi e shkruar nga Hans Magnus Enzensberger / Përktheu Fatmir Alimani
Unë jam ajo prostituta në bar,
që isha para njëqind vjetësh.
Unë jam, gjithçka ke harruar.
Panteoni i shuar.
Unë jam goja që zhuritet për ty.
Unë jam nata, që vjen përsëri.
Unë isha, do të jem, unë jam
zezakja me ngjyrë mani,
deti, që të shkumbëzon te këmbët.
Unë jam qeni që ëndërron për ty.
Unë jam hashishi, që ti e pi.
Unë jam elektriciteti që harxhon. / KultPlus.com