25 Shkurt, 2021 - 10:04 am
Alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur 5 majat e Himalajeve, po vazhdon rrugëtimin e saj deri në përfundimin e projektit të saj për ngjitjen në 14 Majat më të larta të tokës, shkruan KultPlus.
Në muajin janar, Uta u prit në takim nga Ministrja Vlora Dumoshi e cila i kishte ofruar mbështetjen e saj dhe të MKRS-së për rrugëtimet e saj drejt çative të botës, por këto premtime mbetën vetëm pjesë e atij takimi.
Përderisa ka njoftuar për ngjitjen e radhës në MAJËN Anapurna – 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të lartat në tokë dhe si më e rrezikshmja, Uta ka njoftuar që për këtë sfidë të re ka 0 përkrahje financiare pavarësisht premtimit që i është bërë nga Dumoshi.
Tutje, Uta ka kërkuar që në përfundim të kësaj ekspedite institucionet e vendit të mos jenë krenarë e të mos mburren me suksesin sepse vetëm sa po ja vështirësojnë.
Ky është postimi i plotë i Ibrahimit:
M’kan mbet edhe pak ditë për me u nis drejt ngjitjes së radhës, në Majen Anapurna 8091, si maja e trembëdhjetë nga më të nalta në tokë, edhe si ma e rrezikshmja .. për me e vazhdu projektin e ngjitjes së 14 Majave ma të nalta të Tokës.
Pak parase mu nis, i hina pak arkivsës … i gjeta këto dy video nga Ekspedita e ngjitjes në Lhotse South Face, njëra prej ngjitjeve ma teknike në Himalaya.
Këtu jam dikun afër 8000 metrave. Po më dridhet pak barku edhe komt … edhe mu, kur po e shoh tash … edhe kur po e dij se çka po më pret.
Po, pavarsisht krejt sfidave edhe pëkrahjes financiare 0 për këtë ekspeditë deri më tani ( edhe pse premtimet nga Ministrja Vlora Dumoshi.
nuk munguan në takim – e që sigurisht ky takim është bë veq për qëllime të PR dhe jo tamon pëkrahjes … unë nisem me 13 Mars, për me e vazhdu projektin ma madhor të alpinizmit…
Deri sa ti ngjes krejt, qofsha shnosh e mirë … e shpresoj që ndonjeher në të ardhmen problemi ma të madh – Financimin e Ekpseditave, nuk kom me e pas barr sikurse në secilën ekspeditë.
E kur të kryhet krejt, ju lutna mos jeni krenar e as mos u mburrni, sepse veq ma rond ma keni ba! / KultPlus.com