25 Shkurt, 2021 - 11:44 am
Ndikimi që kanë pasur kufizimet tek të moshuarit ka luajtur një rol pengues në jetën e tyre normale për shkak edhe të brishtësisë fizike të tyre, sipas studimeve të fundit.
Nevoja për të zvogëluar ndërveprimet shoqërore ka zvogëluar në mënyrë dramatike hapësirën e jetesës të shumë të moshuarve, me një ndikim negativ jo vetëm në gjendjen e funksionimit fizik të tyre, por edhe në gjendjen shpirtërore dhe ndonjëherë edhe në performancën njohëse.
Izolimi në shtëpi ka çuar në një ulje të ndjeshme të nivelit të aktivitetit fizik me pasoja negative, veçanërisht në ata që vuajnë nga osteoporoza, artroza, sëmundjet neurologjike si Parkinsoni, diabeti si dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Nga një këndvështrim psikologjik, të moshuarit mund të kenë një perceptim më të mprehtë për mungesën e perspektivës për të ardhmen.
Mosmarrja pjesë në ditëlindjen e një anëtari të familjes apo pamundësia për të dalë jashtë shtëpisë ka një efekt të fortë psikologjik te ata.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja janë kontaktet e pakta, izolimi dhe frika e infektimit, çka ka shkaktuar tek ata ndjesinë e bezdisshme edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera./ atsh / KultPlus.com