26 Shkurt, 2021 - 7:58 pm
Rita Ora është aktualisht duke qëndruar në Australi ku pritet që së shpejti t’i bashkohet grupit të gjyqtarëve të “The Voice” atje.
Këngëtarja kosovare me famë botërore po ashtu tashmë i është kthyer studios muzikore ku ka ingjizuar disa këngë të reja të cilat i ka sjellë nga mesi i këtij muaji përmes një mini- albumi të titulluar “Bang”.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale ku ka shpërndarë pamje nga ingjizimi i këtij albumi, Rita ka thënë se është entuziaste që është kthyer në studio dhe se gjatë karantinës ishte ndier më shumë “muzikalisht e izoluar”.
“Është e mahnitshme që jam kthyer sërish në studio. Nuk do t’ju gënjej, muzikalisht ndihesha e izoluar, gjë që kurrë më parë nuk e kisha përjetuar. Kjo periudhë më bëri të shkruaj dhe të mendojë shumë rreth asaj se çka dua të bëjë me muzikën time”, është shprehur këngëtarja 30 vjeçare. / KultPlus.com