Sot, përkujtojmë Besëlidhjen e Lezhës, aty ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar

2 Mars, 2021 - 9:30 am

577 vite më parë, më 2 mars 1444, në katedralen e kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës.

Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.

Vendimet e kuvendit ishin:

1. Krijimi i një Besëlidhjeje Arbërore me në krye Skënderbeun.

2. Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm.

3. Krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve. / KultPlus.com

Të ngjajshme