9 Prill, 2021 - 1:15 pm
Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II, Princi Philip ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.
Princi Philip kishte kaluar 64 vjet duke mbështetur mbretëreshën në aktivitetet e saj, duke hequr dorë nga roli i tij publik që nga viti 2017.
Ai kishte kaluar këtë vit disa javë rresht në një spital të Londrës për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. / KultPlus.com