21 Dhjetor, 2017 - 11:56 am
Familja e Lajde Kolgjerajt në Zym të Hasit dallohet për rolin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, shkruan KultPlus.
Kjo familje për vite të tera ka mbledhur dhe ruajtur veshje tradicionale shqiptare të grave të Hasit.
Dhe pikërisht kjo veçanti ka bërë që ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të vizitojë këtë familje e shoqëruar edhe nga Nita Xhiha dhe Erzen Shkololli nga Fondacioni “Unë e du Kosovën”.
“Isha në familjen e Lajde Kolgjerajt në Zym të Hasit me miqtë e mi Nita Xhiha dhe Erzen Shkololli nga Fondacioni “Unë e du Kosovën”. U mahnita me punën e Lajdes dhe të grave të tjera të fshatit në ruajtjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë dhe kulturës sonë. Lajdia, për shumë vite tani, ka mbledhur dhe ruajtur veshjet tradicionale shqiptare të grave të Hasit. Për të mbajtur gjallë traditën tonë është e domosdoshme që, në mënyrë institucionale, të mbështesim iniciativa të tilla”, ka shkruar Jahjaga./KultPlus.com