3 Maj, 2021 - 5:25 pm
Selena Gomez ka nisur kampanjën “Mental Health 101” për shëndetin mendor përmes kompanisë së saj të kozmetikës Rare Beauty.
Këngëtarja Selena Gomez ka folur së fundmi rreth luftës së saj me ankthin dhe shëndetin e mendor.
Përmes rrjetit të saj social Instagram, Selena ka zbuluar se përmes kompanisë së saj ‘Rare Beauty’ ka nisur një fushatë lidhur më ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.
Këngëtarja u shpreh se e mori këtë vendim bazuar në eksperiencën e saj me ankthin dhe sa e nevojshme është që njerëzit të kurohen dhe të kenë më shumë informacion, informacion që nëse ajo do e kishte mjaftueshëm do ta kalonte çdo gjë më lehtë.
“Unë e di shumë mirë se sa e frikshme dhe e vetmuar mund të ndihet të përballesh me ankthin dhe depresionin vetë në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më parë për shëndetin tim mendor, të isha mësuar në lidhje me gjendjen time në shkollë, në mënyrën si u mësova për lëndët e tjera, udhëtimi im mund të dukej shumë ndryshe”, rrëfeu Gomez.
Gjithashtu ajo këshilloi të gjithë ndjekësit e saj të kërkojnë ndihmë dhe të mësojnë më shumë rreth problemeve me shëndetin mendor./ KultPlus.com