Vdes aktori Charles Grodin në moshën 86-vjeçare

19 Maj, 2021 - 9:07 am

Charles Grodin, ylli i filmave të tillë si “Beethoven” dhe “The Heartbreak Kid”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Familja e aktorit e konfirmoi lajmin se ai vdiq të martën më 18 maj, në shtëpinë e tij në Connecticut. Ai vuante nga kanceri i palcës kockore.

Grodin kujtohet për portretizimin e George Newtonit në filmin klasik të viteve ’90, “Beethoven”, ku ai e luante rolin e një babai të dhënë pas punës, familja e së cilit e bindë ta adoptojnë një këlysh.

Në vitin 1978, Grodin e fitoi një shpërblim “Emmy” për punën e jashtëzakonshme në emisionin “Paul Simon Special”, dhe një çmim “American Comedy Award” në kategorinë “Aktori më qesharak në rol dytësor” për performancën e tij të nrekullueshme në filmin e vitit 1993, “Dave”.

Aktori i ndjerë po ashtu e ka shkruar një libër, si dhe ka luajtur në filmin e aktorit dhe regjisorit Warren Beatty, “Heaven Can Wait”. Gjatë karrierës së tij të pasur filmike, Grodin gjithashtu ka luajtur krahas Robert De Niros në komedinë e vitit 1988, “Midnight Run”.

Me t’u bërë i ditur lajmi për vdekjen e aktorit, yje të shumtë të showbizit i pushtuan rrjetet sociale me mesazhe ngushëlluese, në mesin e së cilëve edhe Steve Martin, Patton Oswalt, Billy Eichner, Robert De Niro dhe të tjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme