Dyvjeçarja bëhet vazja më e re në Amerikë që hyn grupin e njerëzve me inteligjencë të lartë

29 Maj, 2021 - 2:28 pm

Një vajzë e vogël nga Los Angelesi i Shteteve të Bashkuara është bërë anëtarja më e re në moshë nga ShBA-ja në organizatën më të madhe dhe më të vjetër në botë për njerëz me inteligjencë të jashtëzakonshme, Mensa, përcjell KultPlus.

Vogëlushja e quajtur Kashe Quest mund të jetë ende në hapat e parë të jetës, por ajo tashmë i njeh të gjitha elementet e sistemit periodik në kimi, mund t’i identifikojë 50 shtetet e ShBA-së vetëm përmes formës së hartës dhe vendndodhjes së tyre, është duke e mësuar gjuhën spanjolle dhe mund të zgjidhë detyra me deshifrime, sipas prindërve të saj.

Babai i saj, Devon, për televizionin CNN tha: Nëse ajo nuk di diçka, dëshiron të dijë se çfarë është dhe si funksionon. Posa ta mësojë këtë, e zbaton atë që ka mësuar, përcjell tutje KultPlus.

Familja thotë se posa vajza e mësoi fjalën e parë, shkathtësitë e saj u zhvilluan shpejt. Për një kohë të shkurtër, ajo filloi të përdorte fjali që kishin pesë a më shumë fjalë. Përmes vëzhgimit të përditshëm, familjarët vërejtën se vajza dukej shumë e zhvilluar për moshën e saj.

Kur pediatrja e kontrolloi në moshën 18-muajshe, ajo ishte mahnitur me aftësitë e fëmijës për t’i dalluar format dhe ngjyrat, prandaj tha se ia vlen që të hulumtohet më tej në këtë drejtim, thotë nëna e Kashes, Sukhjit.

Prandaj, prindërit vendosën ta dërgojnë fëmijën te psikologu, i cili ia bëri vajzën testin Mensa. Familjarët thonë se vajza shënoi koeficient të jashtëzakonshëm të inteligjencës – 146. Për t’u anëtarësuar në Mensa, aplikuesit duhet të përgjigjen saktë së paku në 98 për qind të detyrave në një test të standardizuar të inteligjencës. / KultPlus.com

Të ngjajshme