29 Maj, 2021 - 11:42 pm
Është duke u mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.
Prezentë në këtë natë janë edhe pjesëmarrësit e sivjetëm të Eurovisionit, Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë.
Ishte Ardit Gjebrea ai që u afrua afër të dy finalistëve të Eurovisionit për ti falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në natën e sotme.
Peristeri tha se është shume e lumtur që pranë vetes ka edhe Gjonin i cili në një mënyrë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.
“Falënderim shumë jam shumë e lumtur që është Gjoni këtu se edhe ai përfaqësoi shumë denjësisht Shqipërinë”, tha ajo.
Ndërkaq Gjon Muharremaj u shpreh se është shumë krenar që i është ofruar mundësia të përcjellë festivalin ‘Kënga Magjike’.
“Jam shumë krenar që jam këtu për ta shikuar festivalin dhe keni shumë talent në Shqipëri, kështu që kjo nuk është një gjë e re kur shikoni Anxhelën edhe Aurelën dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Dhe faleminderit vazhdoni të jeni të talentuar”, tha ndër të tjera ai./ KultPlus.com