Fillon edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, këtë vit me temën ‘Gruaja, arkitekte e shoqërisë’

2 Qershor, 2021 - 4:29 pm

Në Prishtinë, më 2 qershor nisi edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, i cili këtë vit ka temën: “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Sipas organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes rreth fuqizimit, paragjykimeve, sfidave dhe stereotipave që ekzistojnë nga grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor, i cili mbahet gjatë tri ditëve të ardhshme.

Tema e këtij festivali është: “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”. Organizatorët thanë se ky festival ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sfidat që përballen gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Drejtori ekzekutiv i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Seknederi tha se martesat e hershme janë “kanceri që ushqehet brenda shoqërisë sonë”. Sipas tij, kjo ndodh jo për shkak të prindërimit jo të mirë, por për shkak të diskriminimit institucional.

E pranishme në këtë festival ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se gratë në përgjithësi përballen me sfida, por këto sfida janë dyfish më të rënda për gratë dhe vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian./syri/ KultPlus.com

Të ngjajshme