14 Qershor, 2021 - 11:52 am
Rally Albania 2021 është kthyer në një nga garat më të rëndësishme dhe tërheqëse të navigacionit shqiptarë, por jo vetëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo garë ndërkombëtare, ku morën pjesë 300 garues nga 30 shtete.
“Mirëmëngjes dhe me energjinë e 300 garuesve nga 30 shtete, që përshkuan 2000 kilometra nga jugu në veri me aventurën Rally Albania, duke shijuar mrekullitë e natyrës shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, tha ai.
Makinat sportive, “Rally Albania 2021” për rreth një javë kanë dhuruar spektakël në një garë që nisi nga Narta duke përshkruar gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumin e Vlorës, për të iu drejtuar edhe Gjirokastrës.
Itinerari i “Rally Albania 2021”, zhvilluar nga data 5 deri më 12 qershor, vijoi në Ersekë dhe Peshkopi për t’u përmbyllur me ceremoninë e shpalljes së fituesve në kryeqytet. / atsh / KultPlus.com