Aneta Gashi, fituese e çmimit të parë në garën e pianos në Sarajevë

24 Qershor, 2021 - 10:36 pm

Aneta Gashi është shpallur fituese e vendit të parë në konkursin ndërkombëtar të pianos ”Sergei Rachmaminoff” i cili është mbajtur në Sarajevë.

Ky konkurs ka mbledhur konkurrent nga e gjithë bota, me gjithsej 431 pjesëmarrës.

Gashi është nxënëse e klasës së IV në klasën e Arbnor Krasniqit, në shkollën e muzikës ”Lorenc Antoni” në Prizren.

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga Arbnor Krasniqi i cili theksoi në një postim në rrjetin social Facebook, se ndjehet i lumtur që një nga nxënëset e tij është shpallur fituese e vendit të parë në këtë garë. / KultPlus.com

Të ngjajshme