5 Janar, 2018 - 3:30 pm
Dua Lipa ka shkruar në Twitter për të kërkuar falje trë gjithë ndjekësve të saj, pasi që së fundmi janë diskutuar komentet e saj lidhur me gjuhën e papërshtatshme që ajo e ka përdorur në një cover të vitit 2014, shkruan KultPlus.
Pothuajse katër vjet më parë, këngëtarja ‘Hotter Than Hell’ regjistroi versionin e saj të ‘Smoke, Drink, Break-Up’ të Mila J, e cila përmban disa fjalë të papërshtatshme si “you swear to God you ain’t f**king with a n***”.
Pas disa kritikave mbi zgjedhjen e saj për të përdorur këtë tekst, Dua Lipa ka bërë një postim në Twitter ku ka kërkuar falje.
“Në lidhje me “cover”-in tim në 2014-en, unë kurrë nuk kam pasur për qëllim të ofendoi ose të mërzis dikë”, ka shkruar Dua.
Ajo tutje është shprehur se edhe pse nuk e ka thënë fjalën e plotë, ajo do të mund t’i shmangej ofendimit duke përdorur ndonjë fjalë krejtësisht tjetër.
“Unë nuk kam menduar për këtë në atë kohë”, ka përfunduar Lipa në postimin e saj.
Tutje në një status tjetër Dua ka thëna se ajo përkrah barazinë shoqërorë dhe se i vjen shumë keq për këdo që është ndjerë i ofenduar./ KultPlus.com