27 Korrik, 2021 - 10:30 am
Teatri i qytetit të Vushtrrisë është bërë me trupë rezidente të aktorëve për herë të parë në historinë e këtij teatri.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se komuna, përkatësisht DKRS ka nënshktuar kontratë me aktorët e teatrit, duke e cilësuar një ngjarje të jashtëzakonshme për kulturën e Vushtrrisë, shkruan KultPlus.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi nga Teatri i Vushtrrisë 😍
Komuna e Vushtrrisë, DKRS ka nënshkruar kontratën me trupën rezidenciale të aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe kjo për herë të parë në historinë e Teatrit tonë! Kjo ngjarje është me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën në Vushtrri.
Aktorët e rinj të Teatrit të Vushtrrisë jam i bindur që me punë do të ecin gjurmëve të aktorëve të mdhenj nga Vushtrria si Abdurrahman Shala, Adem Mikullovci, Xhemajl Cecelia e shumë të tjerë.
Urime./KultPlus.com