30 Korrik, 2021 - 11:15 am
Sot, në hyrje të Çarshisë së Shkupit do të shpaloset tabela me emrin e ri të rrugës, “Jusuf Gërvalla”.
Tabela do të vendoset nga Komuna e Çairit, ndërkaq e pranishme në shpalosje do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është bija e veprimtarit, Jusuf Gërvall, Donika Gërvalla, njofton RTV21.
Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, këtë të premte do të jetë në vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucional.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvilloj ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët./ KultPlus.com