2 Gusht, 2021 - 4:45 pm
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj Suzana Milevska dhe Freya Edmondes pjesë e Programin Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2021.
2 gusht 2021
Vendi: Klubi i Boksit
20:00 Prezentimi i Shkollës Verore si Shkollë 2021
20:20 Prezentim nga Suzana Milevska
21:30 Prezentim/Performancë nga Freya Edmondes
Mungesa dhe “Shtesa” a saj: Pakalueshmëria e kryqëzueshmërisë kombëtare, gjinisë dhe seksualitetit në kulturën pamore dhe artin bashkëkohor.
Konceptet kryesore: kultura vizuale, arti publik, ndryshimet gjinore dhe seksualiteti, kryqëzueshmëria, identiteti kombëtar, monumentet.
Qëllimi kryesor i kësaj ligjerate është të hulumtoj dhe zbërthejë kryqëzimet hierarkike të kombit, gjinisë dhe seksualitetit në kontekstin e artit bashkëkohor, kulturës vizuale dhe hapësirës publike. Dua të argumentoj se ky çekuilibër, në një rreth reciprok dhe shpesh vicioz, ndërton dhe përforcon një kulturë vizuale dhe hapësira publike që “amplifikohen” me burrëri, agresion, dhunë dhe tropi tipike militante. Unë do të ofroj një analizë të asaj që mungon (ose fshihet, zbrazet, riemërtohet) dhe asaj që ofrohet si një “shtesë”. Strategjia e qartë e lënies jashtë përfaqësimeve vizuale të rolit shoqëror të gruas nga hapësirat publike përdor si kompensim figurën e gruas shtatzënë dhe nënës ose përfaqësimeve të objektifikuara dhe erotizuara të grave.
Kryqëzueshmëria është kështu veçanërisht e rëndësishme kur diskutohet për përmendoret, monumentet dhe skulpturat e tjera në hapësirat publike që përfaqësojnë ngjarje të caktuara traumatike nga e kaluara. Strukturat dhe strategjitë socio-politike dhe kulturore që kërkojnë mbishkrimin e rrëfimeve të ndryshme historike shpesh nxisin zhvendosjen ose shkatërrimin e monumenteve nga epokat e mëparshme në një lloj “monumentomakie” dhe “memorie machie”- konkurrenca të panevojshme dhe mosbalancim midis simboleve të ndryshme kolektive dhe simbolet që ndahenw komunitete e ndryshme.
Biografia
Suzana Milevska është kuratore dhe teoriciente e kulturës pamore me qendër në Shkup. Interesat e saj kuratoriale spikasin tematika nga kritika postkoloniale dhe feministe e regjimeve përfaqësuese të fuqisë hegjemonike, deri te projektet e artit bashkëpunues dhe pjesëmarrëse në komunitetet e margjinalizuara. Në vitin 2019 Milevska kuroi ekspozitën Contentious Objects/Ashamed Subjects në Universitetin Politeknik, Milano, si Hetuese kryesore për projektin TRACES – Horizon 2020 (2016-2019). Që nga vitet 1990 ajo ka kuruar ekspozita të shumta ndërkombëtare, siç janë: The Renaming Machine, Roma Protocol (Parlamenti Austriak, Vjenë), dhe Call the Witness, BAK Utrecht. Ajo ishte iniciatorja e Call the Witness – Pavilion i Romës, Bienalja e Venecias (2011). Milevska ishte profesoreshë e Historisë së Artit të Evropës Qendrore dhe Juglindore, Akademia e Arteve të Bukura Vjenë, 2013-2015. Ajo mban një doktoraturë në Kulturat Vizuale nga Kolegji Goldsmiths në Londër dhe ishte një studente Fulbright. Në vitin 2010 ajo botoi librin e saj “Gender Difference in the Balkans” dhe redaktoi shkrimin “The Renaming Machine: The Book”. Ajo redaktoi gjithashtu librin “On Productive Shame, Reconciliation, and Agency”, Sternberg Press, 2015 që ishte si rezultat i konferencës ndërkombëtare nga e cila kishte marr emrin që kuroi në 2014 në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Në vitin 2012 Milevska fitoi çmimin ALICE për kurimin politik dhe çmimin Igor Zabel për Kulturë dhe Teori.
Prezentim do të përfshijë fragmente nga projektet e ardhshme të lindura në mes të pandemisë, reflektime mbi ndryshimet dhe mutacionet ideologjike që po ndodhin dhe përvoja e punës nomade për shkak të mbylljes në kohë të pandemisë. Ajo do të diskutojë metodën audio-vizuale të kontekstit reciprok, dhe përdorimin e ekstremitetit estetik si kufizim emocional kundër desensitizimit funksional psiko-normativ.
Freya Edmondes AKA Elvin Brandhi është një artiste e performancës audio-vizuele, një improvizuese e çrregullt nomade ndërdisiplinore që shprehet për të gërmuar kushtet e subjektivitetit kolektiv në mënyrë që të trajtojë realitetin përtej funksionit.
Apopleksia e konsumatorit.
The full Schedule of Public Program of Summer School as School 2021 can be found at: https://stacion.org/en/Summer-School-as-School-2021 / KultPlus.com