9 Janar, 2018 - 2:17 pm
Po të ishte gjallë David Bowie do të shënonte datëlindjen e 71-të. Për ta nderuar legjendën e rokut, Nile Rodgers ka plasuar një demo të papublikuar të këngës “Let’s Dance”, e cila u realizua në vitin 1983, përcjellë KultPlus.
Edhe pse David Bowie arriti famën botërore gjatë viteve ’70, ai kishte edhe një periudhe të dytë të suksesshme në karrierën e tij gjatë viteve ’80, falë albumit dhe këngës “Let’s Dance”. Kjo këngë e realizuar edhe me videoklip arriti të jetë kënga numër një në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA, ndërkohë që “Singles” dhe “China Girl” , ishin po ashtu dy hite të mëdha të këngëtarit.
Kompozitori dhe interpretuesi Nile Rodgers, i cili ka punuar me Bowien në albumin Let’s Dance të vitit 1983, ndau dje versionin e ri të kësaj këngë.
“Koha që kaluam duke e bërë këtë demo pak para Krishtlindjeve ishte plot me lot, pasi ndiheshim sikur Davidi ishte në dhomë me ne. Urime datëlindjen, David, unë të dua dhe na mungon të gjithëve!”, ka shkruar kompozitori Rogers./ KultPlus.com