9 Gusht, 2021 - 12:30 pm
Foto: Getty Images
Markie Post, aktorja e njohur më shumë për paraqitjen në “Night Court” dhe “The Fall Guy”, ka vdekur në moshën 70 -vjeçare.
Menaxherja e Post, Ellen Lubin Sanitsky, konfirmoi vdekjen e aktores në një deklaratë për Fox News të dielën, duke vënë në dukje se ajo luftoi me kancerin për gati katër vjet.
“Krenaria jonë është se kush ishte ajo përveç aktrimit”, ndau familja e saj në një deklaratë. “Një person i dashur dhe falës në një botë të ashpër”.
Thuhet se ka lindur në vitin 1950 në Palo, Kaliforni. Ajo filloi karrierën si producente në shfaqjen “Double Dare”.
Sidoqoftë, artistja bëri paraqitjen në vitet 1970 në “CHiPs”, “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers in the 25th Century” dhe “Hart to Hart”.
Nga atje, karriera vazhdoi edhe në shfaqje të tjera të profilit të lartë si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”.
Markie ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin dhe shkrimtarin, Michael A.Ross si dhe vajzat: Kate Armstrong Ros dhe Daisy Schoenborn./KultPlus.com