13 Gusht, 2021 - 11:06 pm
Eshtrat e dala në dritë javë më parë për të cilat pati pretendime se janë eshtra të të ekzekutuarve gjatë komunizmit, pas gërmimeve nga arkeologët kanë sjell dëshmi të shekujve VII-IX dhe XI.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi tregon gjetjet e deritanishme dhe punën e arkeologëve.
Mesazhi i Margaritit:
Vazhdojnë gërmimet #arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit. Specialistët e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokaster kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë dhe identifikojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë e shpërndarjes së kulturës #arbërore në vendin tonë!./KultPlus.com