15 Gusht, 2021 - 8:12 pm
Sot festohet dita e Shën Mërisë, e cila ka mbledhur besimtarët në vendet e shenjta.
Atmosferës i është bashkuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila solli pamje nga ikona e Shën Mërisë, tashmë e restauruar. “Me këtë rilindje të ikonës së Shën Marisë, në laboratorin e Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, ju uroj gëzuar Ditën e Shën Marisë!”, u shpreh Margariti.
Ajo ftoi qytetarët të vizitojnë kishat e manastiret, që mbajnë këtë emër, restauruar e nxjerrë në dritë, si pjesë e trashëgimisë sonë materiale e shpirtërore.
Në laboratorin e restaurimit dhe konservimit të veprave të artit mesjetar u krye restaurimi i ikonës së Shën Mërisë e vitit 1746. Ikonat që paraqesin Shën Mërinë gjenden pothuaj në gjithë kishat mesjetare në vend. / KultPlus.com