6 Shtator, 2021 - 1:00 pm
Qytetit spanjoll të Valencias, iu rikthyen ngjyrat; rrugët gumëzhinë nga festa dhe qielli ndriçoi nga fishekzjarret. Në ditën e fundit të festivalit të famshëm, Las Fallas, qytetarët shijuan një spektakël piroteknik dhe skulpturës gjigantë të një infermiereje iu vu zjarri.
Festivali 5-ditor i cili tradicionalisht zhvillohet në mars, u anulua vitin e kaluar, mes pandemisë së Covid-19. Për shkak të kufizimeve shëndetësore që ishin në fuqi më herët gjatë 2021-shit, festimet e këtij viti u shtynë për në shtator.
Megjithatë, edhe tani mbajtja e maskës ishte e detyrueshme, e po ashtu u desh të repsktohej shtetrrethimi pas orës 1 të natës. Në ditën e fundit të festivalit, ninots gjigantë, siç njihen kukullat spanjolle, mbushën rrugët e Valencias dhe u dogjën si pjesë e traditës që nderon Shën Jozefin, mbrojtësin e artizanëve.
Kukullat, disa prej të cilave në madhësinë e godinave 4-katëshe, krijohen nga një grup artizanësh dhe kushtojnë qindra mijëra euro. Tematika, varion nga magjikja te muzika, politika dhe çështjet sociale.
Këtë vit festivali i bëri homazh punonjësve të shëndetësisë, me kukullën gjigante të një infermiereje. Pjesëtarët e publikut votojnë për skulpturën e preferuar dhe ruajnë dy më të mirat për t’u vënë zjarrin në ditën e fundit. Festivali e ka origjinën nga ritet pagane, që shënojnë fundin e dimrit boreal.
Në 2016, Unesco e shpalli Las Fallas, si trashëgimi kulturore të njerëzimit./KultPlus.com