Fillojnë hulumtimet arkeologjike në Katedralen ‘Zonja Ndihmëtare’

16 Shtator, 2021 - 1:45 pm

Në kudër të projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i Bashkimit Europian për Stabiletet dhe Paqe (IcSP), implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara – UNDP, janë duke u zhvilluar hulumtimet arkeologjike në Katedralen “Zonja Ndihmëtare”.

Ato implementohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin e Zarës (Kroaci) dhe në partneritet me CHWB Kosova.

Faza e dytë e hulumtimeve filloi me 1 shtator dhe do të zgjasë deri me 30 tetor 2021 ndërsa qëllimi është të definohen të gjitha shtresat arkeologjike që ndërlidhen me historikun e katedrales.

Gërmimi është i fokusuar në rrënojat e kishës të cilat janë zbuluar në oborrin e këtij objekti.

Pas përfundimit të hulumtimeve, të gjitha strukturat arkeologjike të zbuluara gjatë kësaj ekspedite do të konservohen, me qëllim të mbrojtjes dhe të ekspozimit të tyre për publikun. / KultPlus.com

Të ngjajshme