Matoshi: Jam bërë cak i kërcënimeve pas angazhimit tim në mbrojtjen e të drejtave të grave

30 Shtator, 2021 - 9:03 pm

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, njëherit edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka potencuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook se është bërë cak i kërcënimeve të ndryshme, përcjell KultPlus.

Ajo ndër të tjera ka pohuar se këto kërcënime po i vijnë asaj për shkak të angazhimeve në mbrojtjen e të drejtave të grave.

”Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar Matoshi. / KultPlus.com

Të ngjajshme