Muzikë amerikane në Tiranë, rikthim në koncertin e parë të vitit 1991

3 Tetor, 2021 - 9:59 pm

Ambasada amerikane në Tiranë përcolli momente nga koncerti me artistë shqiptarë të cilët interpretuan mbrëmë hite të muzikës amerikane, ndërsa festohet 30-vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Shhqipëri.

“Shumë kujtime u zgjuan mbrëmë gjatë një koncerti magjik me artistët shqiptarë teksa interpretonin hite të muzikës amerikane jazz, swing, spirituale, dhe pop”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Koncerti i quajtur “Rikthim i Mbrëmjes me Muzikë Amerikane” e ktheu publikun pas në koncertin e parë të vitit 1991 kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ambasada amerikane ka falënderuar profesoreshë Suzana Turkun, Ekland Hasën, Kastriot Tushën, Josif Gjipalin, Nevila Matia-n, Band-in dhe korin Pax Dei për këtë performancë magjepsëse të muzikës së lirisë./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme