9 Tetor, 2021 - 11:28 am
Një pjatë jashtëzakonisht e rrallë e shekullit të 16-të, që përshkruan përrallën biblike të ‘Samsonit dhe Delilah’, u zbulua e futur në një sirtar dhe është shitur në ankand për më shumë se 1.7 milion dollarë, 10 herë më shumë se vlera origjinale.
Pjata, e cila ka diametër prej 27 centimetrave, besohet se është bërë nga Nicola da Urbino rreth viteve 1520-23.
Ofertat blerësit vërshuan me telefon dhe me email, pasi ngjarja u transmetua në internet, transmeton CNN përcjell KultPlus.
Oferta e fituesit erdhi nga një burim anonim.
Artifakti ishte një nga më shumë se 400 artikuj të listuar si pjesë e përmbajtjes së Lowood House, një shtëpi madhështore e vendosur në kufijtë Skocezë. Fotografitë, mobiljet, librat, argjendi dhe veprat e artit u shfaqën të gjitha në ngjarjen e drejtuar nga ankanduesit britanikë Lyon & Turnbull. / KultPlus.com