11 Tetor, 2021 - 9:15 pm
Të premten mbrëma, Madonna, e mbajti një koncert të fshehtë në Neë York, të cilin e përfundoi duke performuar nëpër rrugët e Harlemit.
Koncerti zuri vend në klubin e natës “Ginny’s Supper Club” që gjendet në lagjen e famshme të Manhattanit, dhe kishte për qëllim ta festojë lansimin e filmit koncertal “Madame X”.
Ylli i muzikës pop tha për revistën “W” se ka dashur që përmes koncertit, i cili filloi pas mesnate, ka dashur ta nderojë lagjen e njohur Harlemin me një performancë intime dhe unike.
“Harlemi është lagjja ku ka lindur James Baldwini, muza ime e përjetshme dhe një burim i jashtëzakonshëm i inspirimit për filmin tim. Doja të performoja në këtë lokacion historik, për ta ndarë muzikën time dhe ta krijojë një lidhje me artistë të shumtë të mëdhenj të cilët kanë jetuar dhe i kanë ndarë ëndrrat e tyre këtu. Ndjeva energjinë nga të gjithë gjigantët muzikorë që kanë lënë gjurmët e tyre në këtë pjesë të shenjtë të botës. Klubi i natës ‘Ginny Supper Club’ ishte shtëpia e përkryer për koncertin tim”.
Revista “W” ka raportuar se Madonna ka performua në me një bend të udhëhequr nga, Jon Batiste, dhe katër këngëtare përcjellëse, para se të dal në rrugë për të performuar para turmës së njerëzve të mbledhur në rrugën “126th Street”. Me ndihmën e një altoparlanti ajo e interpretoi hitin ikonik, “Like A Prayer”.
Madonna on the streets of Harlem singing Like A Prayer pic.twitter.com/NrpMBW1Sq8
— MLVCpodcast (@mlvcpodcast) October 9, 2021
Dokumentari muzikor, “Madame X”, u lansua të premten dhe u transmetua në kanalin “MTV” në Britani të Madhe, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë në dispozicionin e publikut përmes platformës “Paramount+”./ KultPlus.com