31 Tetor, 2021 - 9:00 pm
Në praninë e dhjetëra krijuesve nga vendet e ndryshme Perëndimore mbrëmë në këtë qytet të Gjermanisë u organizua takimi tradicional “Takimet e Nëntorit”, të cilat filluan në kujtim dhe nderim të poetit Fran Tanushi, i cili muaj më parë u nda nga mesi ynë.
Manifestimin e shpalli të hapur Muntor Thaqi, sekretar, ndërsa në emër të organizatorit të pranishmit i përshëndeti kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili shprehi dëshirën që po riaktivizohen e aktivitetet e lidhjes së krijuesve, pas një pauze shkaku i pandemisë. – Në një atmosferë të këndshme poetike në këtë organizim, në bashkëpunim me Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u dhe Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih, mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. Elena Kocaçi,, si dhe konsulli i Kosovës në Munih, Fatmir Nura-, ndërsa që u ndanë edhe shpërblimet për poezitë më të mira të lexuara në këtë mbrëmje.
Thuaja se pas një pauze afro dyvjeçare nga manifestimi i fundit tradicional të “Takimeve të Nëntorit ” (shkaku i pandemisë), ku pos aktiviteteve letrare organizohet edhe Darka e lëmes, mbrëmë sërish në qytetin gjerman në Moosburg, në një atmosferë tejet të ngrohtë sa poetike aq edhe vëllazërore. Që në fillim me një minutë heshtje u nderuan të gjithë krijuesit nga mërgata dhe trojet etnike që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre dhe një nga anëtarët më të vyeshëm dhe themeluesit e kësaj lidhjeje, poeti brilant, Fran Tanushi, familja e të cilit po ashtu mori pjesë në këtë mbrëmje poetike. Ndërkohë që lidhja kishte nxjerr edhe një libër monografik kushtuar jetës dhe veprës së Fran Tanushit. Gjithashtu u bënë publike edhe tituj të ri të botuar nga krijuesit në mërgatë. Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e Arif Arifit, mërgimtar nga qyteti mikpritës, familja e të cilit po ashtu ishte e pranishme në këtë mbrëmje.
Me këtë rast punimet e tyre në poezi e prozë i lexuan me dhjetëra krijues, ndërsa që juria në përbërje të Muharrem Blakajt, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj ndau tri shpërblime: Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj”, poetit për fëmijë Hamza Halabakut, Shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, prozatores Miradije Maliqi dhe shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqi. Ndërsa çmimin 28 Nëntori, artistët nga Parisi Sokol Ahmetajt. Ndërsa shkrimtarit dhe kritikut nga Kosova iu nda shpërblimi “Dielli Dardan”. Në mungesë të takimeve të mërgatës në Kosovë, poetes Shqipe Bytyqi iu nda shpërblimi “Pena e Artë 2020”.
Aktiviteti vazhdon sot me “Darkën e Lamës, në organizim të nikoqirëve vendas. / KultPlus.com