3 Nëntor, 2021 - 11:30 pm
Gazeta Fryma 1944; artikull nga Muhamet Bala
Në fotografi Gaspër Pali
Mësuesi im
Jam shtri. Mbramje vonë. Kam bashkue përmbrapa duert e mija nën qafë. Kam ndezë cigaren e po kujtoj. Sa t’ambla janë casat e kujtimit! Ngadalë tres në një gjysëm pavetdijeje : koha më rrëmben me furin e vet. Ndij erën jashtë që furet me hov. Qelqet e dritares dridhen. Dridhet diçka thellë edhe mbrënda mejet. Kjo erë e furishme më zgjon një kujtim që kam fort për zemër.
Me duket se jam në klasë. Dimën. Dhoma e shkollës âsht e ftofët. Dridhen trupat e nxanesavet. Mësuesi, në kambë, flet.
Ăsht hollak, i gjatë. Drita e meket e ditës së dimnit përshkon qelqet e akullt të dritares e rreh fytyrën e zbehtë të mesuesit të letërsis. Mollezat e faqevet të tija duken ma të thella. Syt, drita ia qet ma të errët: duken se kanë humbue mbrenda gropavet. Floket gati të pangjyre ndehen rrallë e rrallë mbi kreun e madh: Si e kane ba kendimet ! Sa fort e ka prishe jeta. Asht mësuesi i gjuhës shqipe.
Ăsht mësuesi i im.
Flet. Flet me ato buze të holla. Zani i tij dridhet prej te ftoftit, dridhet prej mendimevet që e djegin, dridhet prej trupit qe e mundon.
E na, xanesat, dëgjojmë, përpijmë gjithçka.
Çdo lëvizje e buzëve të tija na mëson, na there.
Duert e holla e të thata të tija lëvizin idhnake mbi tryezën ku rrin. Ep shkoqitje. Siellet kah drrasa e zezë: Shkruen ndonjë emen. Mandej, shpejt drejtohet nga na.
Me’ majet e gishtavet te hapun ndeqe për sy syzat e trasha.
Flet : – Serembe, De Rada, Frasheri, Fishfa, Noli, Mjeda, Platonicus, Migjeni. E rreshton fjalorin e tij te zakonshem : « dri-dhje», «andje», « epsh», «anderr », «gaz », « dej », « vullnet », « fuqi » , « lem’im ». Ndërsa, kohë mbas kohet, si nje « refrain » vjen porosija e tij : « Djelm, ike koha t’a dijni, ike koha! Shijonie!
E fjalori shterret. Goja e mësuesit pëshpërite, heshte, mbyllet : Ngjiten buzet e tija. Por na, e dëgjojmë. Mbarë klasa thithe ajrin e përziemë me dufet e pafund të mesuesit. Mandej ndehet heshtja. Përjashta era fryen terbueshem.
Një ditë, mëngjes i ftofet dimni, cilet dera e klases : – Urdhen i Drejtorit – : « Mesuesi i gjuhes Shqipe Dr. Gasper Pali âsht i semunde rande. Ne mungese zavendesimi, klasa ka pushim ».
S’flet kurrnji. Rrijme ashtu ner banka. Presim. Por pritja asht e gjatë, teper e gjatë … : Mesuesi vuente ne shtrat: i shkyhej gjoksi !
Na kryejm pjekunin e pershendesim njeni tjetrin, noshta per te mbramen here: dallget e jetes do te na verviteshin kush’ di se kah!
Në një mëngjes vere një dorë e fortë trokiti ne derën e shtepis seme.
Dal. Ishte nji shok i imi. Ne fetyren e ti dallova shpejt nje dhimbe te madhe.
– Profesor Gasper Pali ka vdeke ! – tha shoku tue me shtrengue doren. Lajmo ner shoke.
Kishte ndrrue jete nji puntuer i letravet shqipe. Kishte pushue se rrahuni nje zemer qe kishte vuejte thelle jeten … !
Ishte zhduke mesuesi i im!
E mue mu lidh, ketu te fyti dicka si ny.
« Koha hik, ta dijni djelmoca, koha kalon!
Mbas pak vjen prendimi i andrrimevet!
Ta dijni, rreshqet gazi, shpejt shkyhet tisi i vegimeve te kryeme e mjerimi ne shpirt qe nisi m’u shpeshtue. Me thuej, pse kaq shpejt zbehen andrrat mbi bote? O… ndij perqethje per shka kam per te bjerre e shpirti me mbete i ftofte si muzg dhetori…!
Koha hik, ta dijni djelmoca, koha hik! Shijonie .. !
Keta me kujtohet mue sonte. E me hyejne thelle nje nga nje fjalet e tija.
E prap nji ndalim fryme ndij ketu permbrenda ne krahnuer … ! / KultPlus.com