6 Nëntor, 2021 - 11:45 pm
Poezi nga Edmund Spencer
Shkrova një ditë, emrin e saj në rërë,
por erdhën tallazet dhe e fshinë.
E shkrova sërish, me dorën tjetër
por erdhi batica dhe e vodhi mundin tim.
“Njeri mendjelehtë – tha ajo – pse lodhesh kot
t’bësh të pavdekshme një gjë të vdekshme,
pasi dhe unë vetë do pësoj të njëjtin fund,
madje edhe emri im ashtu do fshihet.”
“Jo – u përgjigja unë – lër që të jenë gjërat mjerane
të vdesin e të kthehen në pluhur, kurse ti do jetosh në lavdi:
vargjet e mia do amëshojnë virtytet e tua të rralla
e do shkruajnë në qiej emrin tënd të lavdishëm.
E në qiej, ndërsa vdekja do rrezojë botën mbarë,
do jetojë dashuria jonë, duke rinuar një tjetër jetë.”KultPlus.com