9 Nëntor, 2021 - 9:00 pm
27 vite pas interpretimit të parë të një grupi arbëresh, (Kozimo & Damino Skaravaljone – Një serenatë për ty, Festivali i 33-të) në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, është radha e një tjetër grupi arbëresh, “Shega”.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë anëtarëtd e grupit nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale ku nuk e fshehin entuziazmin e tyre.
“Është një ëndërr që realizohet. Shihemi në Tiranë. Faleminderit shumë për gjithçka”, shprehen në videon ku japin lajmin e mirë antarët e grupit arbëresh “Shega”.
Juria e edicionit të 60-të të e përbërë nga: Ardit Gjebrea, Elton Deda,Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku dhe Redi Treni kanë përzgjedhur këngët e interpretuar nga:
Alban Ramosaj
Denis Skura
Evi Reçi
Gjergj Kaçinari
Janex (Xhejn Kumrija)
Kastro Zizo
Kelly
Mirud
Rezarta Smaja
Ronela Hajati
Saimir Çili
Stefi dhe Endri Prifti
Shega
Urban Band
Eldis Arrnejti
Ester Zahiri
Kejsi Rrustja
Olimpia Smajlaj
Viola Xhemali
Xhuljana Pjetra
Kënga fituese e këtij kompeticioni do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian i cili do të mbahet në muajin maj në Torino Itali. / KultPlus.com